ismail kadare

Mall
Malli eshte nje prej motiveve me te dendura ne poetiken e Kadares,shprehur ne forma te ndryshme si psh:-per femijerin,-per vendlindjen,-per vajzat e bukura te Moskes,-per vajzen qe ka prekur shpirtin e tij,etj.Malli eshte lejtmotivi I kesaj poezie.Heroit lirik duket se I mungon vajza e enerrave te tij dhe per shkak te mungeses lind ndjenja e mallit.Si rrjedhoj e mallit vjen nje tjeter ndjesi qe shprehet nepermjet elementeve te natyres ku bien ne sy detajet:Qiej te ngrysur,mungesa e lejlekeve dhe ylbereve.Perdorimi I shumesit ne keto 3 detaje(perjashto lejleket)krijon pershtypjen e nje hapesire te pafundme te cilen seshte I afte ta rroki syri njerezor.Kjo hapesire lidhet me ndjesin e booshllekut qe I krijon heroit lirik ne shpirt mungesa e komunikimit me vajzen qe dashuron.Mungesa e ylbereve simbolizon nderprejen e urave te komunikimit por edhe gezimin e jetes(ngjyrat).
Ne strofen e 1 pikat e shiut mbi qelq ngjajne me ndjesit delikate qe I zgjohen heroit ne shpirt.Per here te pare ne poetiken e Kadares shiu nuk eshte burim trishtimi, por zgjon te heroi lirik nje perjetim aq te fort sa I mbush gjith qenien:malli per dike te zgjon emocione te forta qe te nxjerrin nga apatia dhe merzia.Fjala:befas eshte deshmi e spontanitetit te ndjenjave qe lidhet me nenvetedijen e pakontrolluar te heroit lirik.Nga ky moment e tutje do te garojne ne poezi:vetedija(kujton thenie e Heraklitit:te zgjuarit jane bashke ne toke dhe te fjeturit vec)me nenvetedijen(zgjimi I kesaj ndjesie te cilin nuk e kontrollojme).Paradoksi I kesaj distance shpirerore gjendet ne faktin se heroi lirik dh e dashura jetojne ne nje qytet.Pra seshte hapesira dhe distanca fizike qe I ndan,te dy I ka kapur rutina e jetes se perditshme,monotonia dhe mefshtesia.Kjo mefshtesi nuk eshte e panjohur per heronjt e letersis moderniste.Mjafton perseritja e detajit:rralle,sa rralle per te kuptuar sa e madhe eshte distanca shpierterore mes tyre.Shiu behet shkak per zgjimin e ketij kujtimi;pra natyra behet percaktuese e ndjesi njerezore.
Ne strofen 2 spontaniteti I ndjenjes se mallit theksohet nga fjala:e cuditshme;cka na ben te besojme se poeti ska marr vesh as faktin qe po vjen vjeshta.Ardhja e vjeshtes theksohet nga detajet artistike:mengjesi me shi dhe qiejt e ngrysur.
Ne strofen 3 fjala:perdreq lidhet me faktin qe arsyeja nderpret spontanitetin dhe lirine e nenndergjegjes per te arritur ne konkluzione qe vetem arsyeja mund ti diktoje.Ai kujton thenien e Heraklitit qe pershtatet me kete largesi shpirerore qe I ngjan gjumit letargjik dhe vete vdekjes.Ai e kupton se ata qe jane te gjalle(vital dhe aktiv)munden ti vjelin jetes gezime dhe perjetime te forta, ndersa njerezit e plogesht e pasiv jane si te pergjumurit,si te vdekurit;te privuar nga kenaqesit e jetes.Duket sikur me kete thenie heroi do te zgjoj vetveten nga plogeshtia.
Ne strofen 4 pyetja retorike e dy vargjeve te para duket me teper si thirrje qe heroi lirik I ben vetes per zgjim;gjithashtu shpreh dyzimin e poetit me endrres dhe realitet,dyzim qe lidhet ose kushtezojet edhe nga ngjyra gri e qiellit.Dy vargjet e fundit ritheksojne motivin e mallit dhe shprehin iden se:Kjo dite ia vlente qofte edhe vetem per faktin se shpirti I heroit lirik u mbush me jet nga ndjenja e mallit.

PA TY
Poezia trajton temen e dashuris,se ciles I kendohet ne mungese.Edhe pse nuk permenden fjalet:dashuri dhe ndarje;nga trishtimi qe del si ndjenje mbizoteruese,kuptojme se heroi lirik po vuan nje ndarje.Jane disa detaje qe vertetojne ndarjen,here te drejtperdrejta dhe here ne menyre simbolike.
a)Detaje te drejtperdrejta:ti ike,fill pas teje u zbeh blerimi,cte bej,etj
b)Detaje me vlere simbolike:udha e pafundme(qe ska me kthim se e dashura nuk do te vi me),bota ngjan me negativin e nje filmi(bardhezi,kane humbur ngjyrat,pra bukuria dhe interesi per jeten),ere e ftohte(shpirti pa dashurin eshte ftohur dhe ndihet sikur po afron dimri),te muzgut(shpirti I pashprese,shkrimet e lashta si te Gjon Buzukut(te dy I perkasin te kaluares qe nuk kthehet me pas),I ftohti medalion I henes(hena shihet si deshmitare e ndarjes).

Ne strofen 1 paralelizmi figurativ mes vjeshtes dhe ikjes se te dashures tregon humbjen e nje dashurie dhe fillimin e vetmis te simbolizuar nga dimri.Folja zverdhi shpreh zbehjen e pasionti dhe vjeterimin e ndjenjes.Vete hena te sugjeron nje lloj ftohtesie cka shkon per shtat me ftohjen e lidhjes ne cift.kjo ndjesi shprehet me metonimin:mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medaljon I henes(konkretja per abstrakten).
Larmia e inversioneve sherben per te treguar se pas ndarjes asgje nuk shkon mbare.
Ne strofen e dyte vazhdon paralelizmi figurativ:ikin lejleket prej te ftohtit sic ka ikur e dashura e heroit lirik.Krahasimi:si stof I keq shpreh vleresimin e heroit lirik per cilesin e dashuris por edhe per cilesin e jetes pa dashurin:ai beson se kjo lidhje nuk I qendroj kohes ngaqe nuk ishte cilesore.Ngjyrat bardhezi me te cilat sheh tani boten e cila permblidhet ne enumeracionin:toka,pylli,reja;deshmojne merzine dhe mungesen e interesit qe shfaq jea pa dashurin
Ne strofen 3 detaji:fushat qe shpre hapesiren dhe vetmine,realizon deshiren e heroit lirik per ta perjetuar I vetem kete ndarje dh ndjenjat e trishtimit dhe te zhgenjimit.Era e ftohte sugjeron dimrin dhe ngrirjen e ndjenjave kur njera pale qe mbetet pa pergjigje vuan.Mullaret e gjysmuar shprehin gjysmimin e cdo njeriu qe mbetet pa dashurin.Krahasimi I tyre me Don Kishotet do te tregoj se kjo ndjenje tashme I takon te kaluares dhe koha e saj ka ikur si koha e Don Kishotit.Epiteti:te gjysmuar shpreh dhimbjen e heroit lirik.Ndryshimi I kohes se foljeve nga strofa 1,2 te strofa 3(e kryer e thjeshte-e tashme) I meshon faktit se kjo dashuri I perket thjesht te kaluares.
Ne strofen 4 pyetja retorike:Cte bej?dhe monologue I heroit lirik lidhen me mungesen e orientimit ten je njeriu fill pas ndarjes.Muzgu shkon per shtat me erresiren qe pllakos shpirtin njerezor pas ndarjes.Grotesku I vargut 3 dhe mbartja ne vargjet 3 4:kur qerrja baltrave ben shkrime/te lashta sit e Gjon Buzukut;shprehin mungese e orientimit te njeriut ten dare qe s’arrin me te pershtatet me realitetin dhe e shtremberon ate.Mbetja e shkrimit ne vemendjne e njeriut ten dare tregon akoma iden se asnje dashuri qe humbet nuk shuhet plotesisht.(kjo na kujton poezin KRISTAL)
Ne strofen 5 detaji:duke rene ne gjunje tregon thyerrjen shpirterore qe peson njeriu kur zhgenjehet.Ndryshimi I kohes se foljes ketu : ne te ardhmen tregon se heroi lirik eshte pershtatur tashme me iden e ndarjes.DUket sikur thyerja shpirterore e perkul edhe fizikisht ate.Etja e tyre eshte simbolike:ai e do dashurin si shkretetira shiun.Metonimia:’do me ngelet ne gryke I ftohti medallion I henes’ tregon se ka per ta ndier ne gjithe madheshtin e saj ndjenjes e trishtimit dhe te ftohtesis.
Permes inversioneve qe perdor poeti u jep vlere logjike fjaleve kyce qe lidhen me perjetimet te heroit lirik si psh:I arti(=I ftohti),si stof I keq(=cilesi e keqe e lidhjes),tani(=tani qe eshte ndare),I ftohti(I arti epitet I drejtperdrejt qe deshmon ftohjen e nje lidhjeje).Ndodh per te disajten here qe Kadare flet per dike pa e patur te pranishem dhe biseda eshte thellesisht intime.Mungesa e pales tjeter perforcon trishtimin .

Figura te tjera:gjeterrenes=epitet kompozit,e zhveshur=epitet(ftohtesi),te lashta=epitet qe tregon se gjurmet e kesaj dashurie kane per ti qendruar kohes,medalioni=metafor qe materializon henen e cila do te mbetet si ngerc ne qenien e heroit lirik qe harrin kulmin e vuajtjes.

KRISTAL
Poezia u shkrua me 1979.Eshte poezi dashurie mbikohore qe nuk I kushtohet drejtperdrejt dashurise,por mbijeteses se kujtimit te saj ne shpirtin e njeriut qe e ka provuar. Ismail Kadare e shikon dashurin ne retrospektiv.Kujtimi I dashuris vjen ne formen e nje dhimbjeje dhe monumentalizohet.Ajo merr forme fizike,kristalizohet,shnderrohet ne kristal.Kujtimi e larteson dashuris deri ne perjetesi.Ai do te donte te shpetonte perfundimisht nga kujtimi I nje dashurie qe nuk ekziston me.Shfaqet dilema e tij per tu ndare prej kesaj dashurie ne kete bote apo per ta marre si xhevahir ne boten tjeter.Ky vleresim I Kadares per dashurin eshte I panjohur me pare.Ideja:dashuria nuk vde kurre;edhe pas ndarjes ajo mbetet ne nje cep te shpirtit njerezor e pazevendesueshme,per te zbukuruar shpirtin e atij qe ka patur fatin ta perjetoj.Poezia nis me nje apostrof ne vargun e pare ku heroi lirik I drejtohet kujtimit te dashuris si ti drejtohej nje njeriu qe ka para,ne veten e dyte numri njejes.Ky kujtim eshte ende I forte edhe I gjalle dhe trondit shpirtin e heroit lirik.Metafora e vargut 3 te strofa e pare tregon se edhe kujtimet me teforta I fashit dikur koha.
Ne vargun e pare te strofes 2 antiteza: poshte e larte tregon coroditjen e heroit lirik perballe dilemes nese duhet ta mbarti gjith jeten kete kujtim,apo ta harroj per gjithmone.Enumeracioni emeror I vargut 3:nje strofe nje note a nje brulant, krijon shkallezim ne ngjitje se brilanti nenkupton vleren me te larte.Vargu 4 I strofes 2 ka nje enumeracion foljor:te te le , te te puth,te shkoj qe I meshon ides se ikjes nga dhimbja qe ishkakton kujtimi.
Metafora:kristal ne vargun 2 te strofes 3 tregon nevojen e heroit lirik per ti dhene nje forme konkrete kujtimit te dashuris.E quan kristal se nxjerr ne pah disa cilesi te ketij kujtimi:bukurin,delikatesen,vleren monetare,pastertin dhe aftesin per ti qendruar kohes.Vargu I katert I strofes 3 ka nje antiteze qe tregon se ky kujtim smund te jet I pandjeshem per sa kohe qe heroi lirik vuan nga nje dashuri qe ka mbaruar;por smund te jet plotesisht I gjalle perderisa heroi lirik eshte krejt I vetem ne kete perjetim.
Metafora:hon(honi=honi I harreses) ne vargun 1 te strofes 4 shpreh tendencen e heroit lirik per te harruar.Mes honit dhe lulnajes krijohet nje antiteze qe I meshon dilemes nese duhet ta harroj kete kujtim,apo tia kaloje perjetesise(lulnaja eshte e perjetshme:cdo pranvere ajo gjallerohet nga lulet qe celin).Krahasimi:porsi polen ,eshte deshmi e shpirtit delikat te heroit lirik qe trajton me delikates kujtimin e nje dashurie.
Vargu 2 I strofes 2:Ty te te leshoj=metonimi(konkretja ne vend te abstraktes)I drejtohet kujtimit te dashurise sikur ti drejtohet te dashures qe e ka len per te treguar se sa shum pershtypje I ben kujtim.
Vargu 1 strofa 5:te te mashtroj eshte nje tjeter metonimi.
Vargu 4 strofa 5:ish-s’ish eshte antiteze qe meshon dilemen e heroit lirik.
Mjetet gjuhesore:ne vargjet 2,3,4 strofa 1:si-si-si eshte anafor qe thekson shpirtin e trazuar te heroit lirik.Vargjet 2,3 te strofes 2:nje-nje jane anafora qe tregojne se heroi lirik ben perpjekje tedeshperuara per te shpetuar nga kujtimi I nje dashurie qe I shkakton vuajtje.Aliteracioni:m-m-m ne vargun 2 te strofes 3(morg-mermer-m….)tregon iden e nje mermerime bezdie te heroit lirik qe nuk gjen zgjidhje.Rimarrja e fjale gjysme-gjysme ne vargun 4 te strofes 3 thekson disa ide:1)heroi lirik ka mbetur I gjysmuar pa te dashuren.2)ai beson se ky kujtim nuk do te vdese kurre plotesisht,por as do te jetoj perhere I gjalle.
Rimarrja:gjithkund-gjithkund ne vargun 4 strofa 4 shpreh deshiren perfundimtare te heroit lirik per tia kaluar kete kujtim perjetesise.Ne strofen 5 verrehet perdorimi I polisindetit: dhe,dhe as,as qe deshmon mbi shtresimin e ngjarjeve ne kohe dhe nje far kenaqesi per faktin se po shpeton nga ky kujtim duke mashtruar.Epanalepsa e vargut te fundit:harrim-harrim tregon se autori ende nuk beson ne harrimin e kohe.
Poeti procedon me varg 8-rrokesh,te alternuar me 10-rrokeshin.Rima e perdorur eshte e alternuar ABAB,por ka raste edhe vargjesh te bardha.Theksat ritmik bien kryesisht ne rrokjet 2-10 ose 4-10 ndersa ne vargjet 8-rrokeshe ne vargjet 2-8.Poezia ka muzikalitet te brendshem qe realizohet me alternimin I ritmit fundor me ate parafundor.

KRISHTLINDJE NE NEW YORK

Kadare ka ne poetiken e vet disa toponime shpesh me karakter simbolik.Stilemat e vendeve si:Moske,Tirane,Paris,etj marrin kuptimin e tyre te plote kur lidhen me nje histori apo ndjenje njerezore brenda veprave te tij.Titulli I poezis hyn ne kontrast me vitin qe eshte shkruar:1997.Krishlindje-sugjeron nje feste ndersa viti 1997 simbolizon absurdin trondites qe coi drejt regresit Shqiperin.Edhe pse pretendohet pershkrimi I nje feste,brendia e poezis pershkohet nga nje meditim per situaten e krijuar.Poezia eshte meditative.Kadare nuk pershkruan veprime qe ndodhin ne jeten e vertete,as ne Shqiperine e 1997;eshte shume larg prej saj,por perkundrazi ai imagjinon nje situat qe mund te ket ndodhur ne qiell.Qielli simbolizon kupolat qeverisese.Pra e largon fillimish vemendjen nga toka per ne qiell.Natyra dimerore dhe elementet e kesaj stine vihen ne sherbim te paralelizmit mes gjendjes shpirterore dhe gjendjes sociale e morale.Pra poezia eshte nje meditim mbi aspektin:moral,social dhe personal.
Ne pjesen e pare meditimi vendoset ne aeroport.Nje vonese e cuditshme e avioneve(mjeteve te komunikacionit modern) realizon nje atmosfere kaosi mes qiellit dhe tokes.Ne vargun 2 te strofes 1 poeti thote:dicka ka ndodhur ne qiell ndersa ne vargun 4 shpjegon:nje puc qiellor.Njeriu eshte I pafuqishem perpara forcave te medha shkaterruese te natyres(=eshte I pafuqishem te ndermarri ndryshime per te permiresuar cilesin e jetes per sa kohe qe jeta njerezore eshte ne dore te politikave).Te kjo pafuqi e njeriut perballe natyres buron brenga e poetit.Duket sikur kete brenge e reflektojen edhe objektet e pashpirta:radaret.Fjala:puc nenkupton ate cka ndodh ne jeten njerezore diku ne nje vend te botes dhe nga viti 1997 nenkupton Shqiperin:pra ka ndodhur nje levizje e fshehte,nje shkaterrim I madh I papritur,paralizues.Ajo qe ka ndodhur ne natyre(nenkupton ne toke) I nervozon njerezit, te cilet smund te jen indiferent dhe mosperfilles.Shqetesimi I tyre ndihet ne cdo qeliz te trupit madje edhe ne pjeset me intime.Debora I shoqeron qiellgervishtesit te cilet personifikohen me krahasimin si te dehur,per te treguar tronditjen e gjithckaje.Por njeriu nuk harrin te kuptoj ate cka ndodh ne realitet dhe kjo nuk e lehteson dhimbjen apo fajin e tij,por e thellon ate.Terheqia e njeriut drejt krimit eshte evidentuar nga Kadare si nje vecori mbizoteruese e natyres njerezore:njeriu priret ndaj mekatit ne menyre te pashmangshme.Funksioni fatik qe merr ligjerimi poetik ne vargun 4 te strofes 3(ah ckohe e keqe) tregon tendencen e njeriut per te sfiduar problemet,duke folur per fenomene te kota.
Pjesa e dyte:Ketu dominon paralelizmi mes avionit qe ulet dhe Krishtit qe duket sikur zbret nga qielli,(duke imituar engjejt flatron serish)per festen e tij te Krishtlindjeve.Njerezit e presin dehshem dhe me buj,I besojne dhe duhet ta ken prane.Ne vargjet 3,4 te strofes 2 del Krishti si figur tragjike me metaforen midisesi nenkupton se ka mbetur midis qiellit dhe tokes.Midises eshte nje neologjizem I Kadares si edhe kompozita:vdekjejetshem.Ne strofen 3 kuptojme se kjo figure tragjike mbetet e tille mbi 2000 vjet(qe nga lindja e Krishtit).Krishti ka ngelur mes qiejve dhe tokes dhe kjo hyn ne paralelizem me qendrimin statik te shqiptareve mes ferrit te diktatures dhe parajses se demokracise.Argumenti I Kadares pse kjo figure mbeti ne mes eshte I thjeshte:bota njerezore nuk e pranon megjithese ai sakrifikoi aq shume per ta.Akti I tij I flijimit kthehet nje shestim te thyer(enderr,plan I mbetur ne mes,ashtu sikurse mbeti ne mes endrra e shqiptareve per demokraci).Perderisa pendesa e njerezve eshte e padobishme cka perforcohet te anafora e vargjeve3,4 te strofes 4(eshte von-eshte von),ne strofen 5 Jezu-Krishti I shehj njerezit pikellueshem.Tragjizmi I figures se Jezu-Krishtit zgjaat 2000 vjet dhe denimi I tij eshte I perjetshem:te mos jet as hyjnor as tokesor.Denimi I tij eshte I perjetshem ashtu sic eshte edhe endrra ideale e njerezimit per nje bote ideale(I endrres sone tragjike per qiellsi).Njerezit kane enderruar nje realitet tjeter dhe nje bote ideale,por ne te vertete mbizoteron krimi dhe mekati dhe ceshte me e keqja?:kjo bote eshte e destinuar te mbetet keshtu ne perjetesi.
Pjesa e trete:Natyra dhe objektet dalin ne paralelizem me gjendjen shpirteroer te heroit lirik(nata).Vete Kadare gjendet nje New York,midis dy boteve:1)realitetit te dhunshem ne vendin e tij.2)botes ideale te cilen ka enderruar.Ne shkelqimin fals te gureve te cmuar ai gjen shkelqimin e botes se parave qe ngrihet krenare mbi dhimbjen njerezore.Ne strofen 3 thenia:ora jon po bie,eshte kercenuese dhe tregon se per te gjithe mekataret ka nje moment ndeshkimi.Ai njehson veten me turmen e madhe te njerezve qe nuk e kane ne dore fatin e tyre por sidoqofte dine te njohin vec nje rruge:rrugen e vdekjes.Ky destinacion I tremb,prandaj ne menyre metaforike:apostujt=njerezit e ndershem,gjykatesit=njerezit e drejte,judet=tradhetaret,I drejtohen kishes me besimin se ky vend do te shlyej mekatet e tyre.Dhimbja pershkallezohet teksa shpalos realitetin e vertet ten je vendi hipokrit,teksa shikon maskat mashtruese te njerezve,teksa shikon se rruga qe kane marre njerezit nuk eshte e duhura,por e gabuara pasi mesimet e Jezu-Krishtit njerezimi I ka quajtur te pavlefshme.Kur njerezit gjenden ngusht dhe pa rruge shpetimi atehere kujtohen te luten:kthehu bir I zotit;por Jezu-Krishti nuk flet por ndez vetem 4 plaget e tij si semafor per te treguar se rruga e vetme drejt shpetimimit eshte sakrifica.
Pjesa e katert:Kemi ndryshim te stines dhe te motit.Gjithcka ne boten jonjerezore kthehet ne realitet.Njerezit vazhdojne te mos kuptojne arsyet e veprimeve te tyre te meparshme.Antonimet:u permbys-u ngrit,tregojne se ajo qe ka ndodhur nuk ishte dicka e thjeshte,por dicka katastrofike.Ne momentin qe njeriu nuk arriti te rrokte endrren,do te vazhdoj ti perulet fatit te tij,jetes se zakonshme,duke jetuar ne boten e paras ku te gjith e kan percunduar(perbuzur)idealin e Krishtit,eshte kjo arsyeja pse kartat e kreditit rrjedhin gjak.Enumeracioni I metaforave emerore:pjelle,rober dhe mbreter;tregon fatin e njerezve qe do te mbeten perjet ne toke.Njeriu do te mbetet pazgjidhsmerisht I lidhur me token dhe duke patur natyr mekatare humbet rrugen e shenjteris.
Ideja qe percon poezia:Krishti eshte figure tragjike se perfaqeon tragjizmin e qenies njerezore,e cila ndersa enderron per nje bote me te mire te ngjajshme me idealen,mbetet rrob I perhershem I mekatit dhe viktime e realitetit satanic qe mbizoteron ne toke.Endrrat tona vdesin para se te arrijne te rropin qiejt e ameshimit, sepse ndoten nga realiteti I vrazhde I tokes.

NE STUDION DIMERORE

Poezia eshte botuar per here te pare ne librin:”ftese ne studio” qe u botua per here te pare para se te largohej Kadare nga Shqiperia,hap qe pershpejtoi zhvillimet demokratike ne Shqiperin e 90’.Pakenaqesia ndaj letersise shqipe te kohes dhe poezis komformiste e coi ne nje ndryshim te klimes ne veprat e tij.Ketu ul disa grade temperaturen e vendit,shton mjegullat,rete,shirat dhe acarin;thua se kerkonte ta terhiqte nga ana klimaterike vendin e tij diku ne thellesi te kontinentit europian.Tonaliteti I poezis eshte i zymte,deri diku tragjik dhe serish intim.Ne realitetin e botes poetike te nje kohe,shfaqet nje dhimbje e grumbulluar prej kohesh.Ne poezi lartesohet nje imagjinat e ndezur,nje fantazi qe rreket te na japi ne pellemb te dores ate realitet qe te gjithe e perjetonin,por pak njerez mundeshin ta rroknin.Poezia u shkrua me 1985 kur vdiq diktatori Hoxha.Kjo vdekje per intelektualet shqiptar nenkuptonte rilindje dhe hapjen e nje vendi drejt civilizimit europian.
Pjesa e pare:Imazhi qe perfton lexuesi eshte tronditja e cila vleresohet me metaforen:u tranden.Duke shfrytezuar simboliken e dimrit,poeti shfaq pamjen e nje troinditjeje te madhe natyrore qe nenkupton tronditjen shoqerore,politike qe pritej te ndodhte ne realitetin e zymte shqiptar.Tonaliteti I zymte I poezis shfaqet ne sintagmat:gjethe te rrezuara,bresher qe mbulon dhene.Permes krahasimeve te marra nga natyra dhe sendet e cmuara Kadare zbulon dimrin e vertet(=diktaturen) te cilit po I vinte fundi,prandaj perlat qe perdor autori per bresherin paralajmerojne nje ndryshim pozitiv.Trandja ndihet kudo duke perfshir hapesira natyrore dhe shpirterore.Kjo duket ne enumeracionin:ne toke,ne qiell,ne shpirt.Pyetjet retorike ne strofat 2 dhe 3 shtojne ankthin qe ndien lexuesi dhe krijojne ne poezi atmosfere dramatike.Ne fakt poeti nuk pyet por konstanton ate qe ndodh.Nepermjet pjeezave perforcuese:padyshim,ne te vertet;ai pohon se po ndodh ndryshimi.Nepermjet epanalepses: dicka,tregon edhe lodhjen e njeriut te cilit shpresa per ndryshim I duket se do te mbaroj si te gjitha endrrat e parealizuara.Ne vargjet e fundit te strofes 3 ai frikesohet se mos zhgenjehet,se mos ky eshte thjesht nje dimer,nje stine e vitit dhe jo nje dimer ne realitetin shqiptar.Si ne cdo poezi ku I referohet nje momenti te rendesishem historik edhe ketu nuk kemi nje ndarje drastike mes ndjesis se pergjithshme dhe ndjesis personale.Intimja eshte e pranishme ne kete stine te ashper me bresher,me gjethe si krahe zogjsh te rene(=njerez pa shpresa),me levizje dhe tronditje te gjithanshme.Ne kete situat prania e ndjenjave dhe e realitetit intim zbutin dhimbjen ne shpirtin e heroit lirik duke I dhen perparesi siguris dhe shpreses.Prania e dashuris ben qe te duken gjerat e jashtezakonshme si gjera te rendomta.Permes indiferences se shprehur ne vargjet 3,4 te strofes 3 poeti mundohet te terhiqet nga ky realitet;ndersa vargu I fundit shpreh ne menyre te sinqert tronditjet dhe perpjekjet e heroit lirik per tu qetesuar.
Pjesa e dyte:Kjo dominohet nga intimja e cila vishet me tisin e misterit,e te pathenes,e asaj qe duhet te ishte personale dhe jo kolektive.Muza e frymezimit te tij per te shkruar dhe per te perballur vrazhdesin e realitetit shqiptar,vjen ne studion e tij e ftohte duke mbartur me vete kokrriza bresheri(=ndryshimin) te kohes kur jetojne.Megjithese kujtimi I dashuris deshiron ta injoroj realitetin,perseri realiteti kthehet fuqishem aty brenda ne studio,prandaj e dashura mbart pa vetedije ftohtesin e dimrit ne floke permes epitetit:te ngrire.Heroi lirik e ndien pranin e muzes se tij jo nga ftohtesia e flokeve,por nga drita qe mbart nga qielli(=shpresa e cdo njeriu te zoti).Drita eshte enigmatike dhe jo e plote,e megjithate ajo zhduk per momentin vrazhdesin e kohes(strofa 3).Shpirti I lodhur I heroit lirik shkrehet ne denese,cka eshte jo e logjikshme per boten jashte studios.metaforat:frizeri I kujteses,shnderroheshin ne denese;epitetet:opake,enigmatike,te ngrire,te ftohur krejt dhe krahasimi:si nga qendra e dimrit sjellin atmosferen e ftohjes,padurimit dhe ankthit.Ideja:ne kushtet e nje “hataje te madhe” sociale,as jeta individuale s’mund te shkoj e qete.Antiteza mes kokrrizave te bresherit dhe drites se qiellit shpreh iden se:dashuria mund te zhduki ftohtesin e realitetit per disa caste dhe te ndezi zjarrin e shpreses brenda shpirtit njerezor.
Pjesa e tret:Pas largimit te muzes,heroi lirik zhytet ne studion e vet per te gjetur pa prehje ne boten e librave e cila ne fakt I sugjeron dilema(si ajo e Hamletit).Duket sikur heroi lirik dialogon me heronjte dhe autoret me te njohur te letersis boterore duke sfiduar renditjen kohore dhe censuren komuniste(flet per Xhoisin).Ai gjen veten ne kete bote te heshtur dhe mundohet te gjej pergjigje per pyetjen qe e shqetesojne.Hija e Hamletit I referohet dilemes nese do te pranonin ndryshimin shqiptaret apo do te vazhdonin diktaturen.Per shkak te kaosit qe mbizoteron ne mendjen e tij,ai nuk mund te perqendrohet diku.Nenteksti eshte I qarte:nuk eshte koha e letrave te dashuris apo e pasionit shumegjuhesh te Xhojsit.U kthehet autoreve antik, por as aty nuk gjen analogji me te tashmen.Pastaj ndalet tek poezia kushtuar Ana Kernes nga Pushkini per te treguar se edhe ai ndihet njesoj pas largimit te muzes se tij frymezuese.Dy strofat e fundit rikthejne bresherin dhe denesen.Pas kesaj Kadare nxjerr iden se: dashuria nuk humbet kurre,por ruhet ne shpirt si perlat,se ka zbukuruar jeten e njeriut(kujto Kristal).Ne strofen e fundit I drejtohet Pushkinit per te zbuluar misterin e jetes se pertejme.Ai e beson se pas gjithckaje mbetet pas poezia,kujtimi I bukur I Ana Kerrnes,etj.
Kadare permend autor boteror,por asnje shqiptar per te treguar gjykimin e tij per letersin bashkekohore komformiste.Ai nuk kujton as autoret e rilindjes.
Pjesa kater:Poeti nis me nje similitud per tu rikthyer ne atmosferen fillestare te poezis te bresheri dhe shiu:si cifuti I kthyer ne kthe tjeter.Kjo similitud nenkupton poetin qe kerkon nje letersi dhe drejtim tjeter,por edhe shqiptaret te gatshem per ndryshim.Shiu ketu nenkupton ndryshimin dhe shpresen pertej zymtesis,lageshtis dhe gris qe sugjeron dimri.Risjellja ne kujtes e se dashures eshte e rendesishme se sjell ndjesi te forta per poetin;qofshin ato te bukura:si muzik,te trishtueshme:si pikellim;si ringjallje:si kryq;ai e di se do ta njoh kete kujtim dhe do ta respektoj permes shprehjes:do te cohem vrik.Kurdo qe te ndodhe ardhja e muzes,ajo do ti japi shpres dhe do ta ringjalle serish.Eshte e rendesishme qe ajo te vij dhe te jet vetvetja,thjesht:ti.Ne vargjet e fundit:ti do te vish e ne mos ardhsh…shpaloset fataliteti I humbjes,I moskuptimit te njerezve te dashuruar brenda nje klime te paqet te realitetit.

No posts.
No posts.